75 Mall Live Search
22:05 / E Diele, 07 Korrik 2024 / G T

Jamal Musiala i uron mirëseardhje Olises te Bayerni: Luajtëm së bashku te Chelsea, ishte e mrekullueshme

Michael Olise është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Bayern Munchen.

I pari që i ka uruar mirëseadhje është futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, Jamal Musiala, shkruan Indeksonline

Musiala përmend Chelsean në komentin e bërë për lojtarin e ri të “Bavarezëve”.

“Ne kemi luajtur së bashku te Chelsea, dhe ishte fantastike.

“Ai ka një super talent, është fantastik. Ai ka shënuar gola të shumtë te Crystal Palace. Unë jam shumë i lumtur që është bashkuar me ne”, u shpreh Musiala

Olise te Bayern Munchen nënshkruajti kontratë deri në vitin 2029, kurse skuadra gjermane pagoi plotë 53 milionë euro për këtë transferim./Indeksonline/