75 Mall Live Search
09:25 / E Hënë, 08 Korrik 2024 / S Z

Arrestohet një burrë në Vushtrri, rrahu dy gra

Një burrë është arrestuar në Vushtrri,  pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy femrave. Si pasojë e dhunës viktimat kanë pranuar trajtim mjeksor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“ Vushtrri / 07.07.2024 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/

.