Smajl Latifi e preu edhe një shirit

Kryetar i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ditën e sotme ka prerë edhe një shirit.
Së bashku me bashkëpunëtorët e qytetarët, në hapësirën e shkolles “Bajram Curri” në Krushë të Madhe, ata përuruan mjediset e reja sportive për futboll, basketboll dhe volejboll, që do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve për sport e rekreacion.
”Me ndërtimin e terreneve të reja sportive, Komuna e Rahovecit synon promovimin e sportit, të jetesës aktive dhe të shëndetshme, angazhimin e të rinjve me aktivitete fizike.” ka shkruar kryetari në postimin e tij në Facebook. /IndeksOnline/