75 Mall Live Search
20:53 / E Martë, 09 Korrik 2024 / Gj. Sh

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes UE Santa Coloma-Ballkani

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes UE Santa Coloma-Ballkani ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Rezultati pas 45 minutave lojë është i barabartë 1-1, shkruan IndeksOnline.

Skuadra nga Andorra kaloi e para në epërsi me golin e Youssef El Ghazoui në minutën e 22-të.

Ballkani u rikthye në lojë, duke barazuar shifrat me Lindon Emërllahun, i cili u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 41-të./IndeksOnline/