75 Mall Live Search
08:26 / E Mërkurë, 10 Korrik 2024 / G T

Olivier Giroud pensionohet nga Franca pas eliminimit nga Euro 2024

Kombëtarja e Francës u eliminua mbrëmë nga Euro 2024 pas humbjes nga Spanja me rezultatin 2:1.

Sulmuesi Olivier Giroud luajti pak minuta në këtë ndeshje, e cila ishte e fundit me fanellën e “Gjelave”, shkruan Indeksonline

Giroud është pensionuar zyrtarisht nga Franca dhe këtë e bën si legjendë, pasi është golashënuesi më i mirë në histori me 57 gola në 137 ndeshje.

Kujtojmë që Giroud do të vazhdoj të luaj në nivel klubesh dhe tashmë është larguar nga Milani për të nënshkruar me skuadrën nga Amerika, Los Angeles./Indeksonline/