75 Mall Live Search
09:09 / E Mërkurë, 10 Korrik 2024 / G T

De La Fuente për paraqitjen e Jesus Navas: Është shembull për të gjithë

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar fitore mbrëmë me rezultatin 2:1 ndaj Francës, duke u kualifikuar në finalen e madhe të Euro 2024.

Trajneri spanjoll, Luis de la Fuente foli pas ndeshjes dhe kishte një koment për Jesus Navas, mbrojtësi i krahut që “bllokoi” mirë Kylian Mbappen, shkruan Indeksonline

“Ai është një shembull që të gjithë bashkëlojtarët e tij duhet ta shohin. Ai bën gjithçka mirë. Ai është një lojtar që do të largohet nga futbolli kur të dojë, sepse futbolli nuk do ta lë kurrë”, u shpreh de la Fuente

Navas luajti vetëm deri në minutën e 58’të, pasi ndjeu dhimbje dhe u zëvendësua me mbrojtësin, Vivian.

Kujtojmë që Spanja tani pret fituesin e ndeshjes mes Holandës dhe Anglisë për ta mësuar kundërshtarin e finales./Indeksonline/