Nuk është në rrezik, Morata luan në finale edhe pse e lëndoi sigurimi

Kombëtarja e Spanjës është kualifikuar në finalen e madhe të Euro 2024, pasi mposhti 2:1 Francën në një ndeshje tejet interesante mbrëmë në “Allianz Arena”.
Pas ndeshjes, Alvaro Morata mori një goditje nga sigurimi i stadiumit, i cili ishte duke e ndjekur një tifoz që ishte futur në fushë, shkruan Indeksonline
Sulmuesi i Atletico Madrid mbante me duar gjurin e tij dhe duket se ndjeu dhimbje nga ajo ndërhyrje “brutale”.
Por, sot “Marca” raporton se sulmuesi spanjoll do të jetë i gatshëm për finalen e 14 korrikut.
Kujtojmë që Spanja pret fituesin e ndeshjes mes Anglisë dhe Holandës për ta mësuar kundërshtarin e finales./Indeksonline/
🇪🇸 Álvaro Morata is expected to be FIT for the EURO final despite being tackled by a security guard after the game last night. @marca #EURO2024 pic.twitter.com/eXd5MKp1TN
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) July 10, 2024