”Tre Luanën” në finale të Kampionatit Evropian, ”Tulipanët” kthehen në shtëpi

Anglia është finalistja e dytë e Kampionatit Evropian.
”Tre Luanët” shënuan fitore në gjysëmfinale ndaj Holandës, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me barazim 1-1, ku të dyja kombëtaret zhvilluan një ndeshje spektakolare.
”Tulipanët” kaluan të parët në epërsi qysh në minutën e 7-të, me një supergol nga Xavi Simons.
Anglia u rikthyen shpejtë dhe barazuan rezultatin me anë të Harry Kane, i cili u tregua i skat nga penalltia në minutën e 18-të.
Por sikurse edhe në ndeshjet e tjera, skuadra e Gereth Southgete arriti të shënoj në fund të ndeshjes.
Hero i Anglisë kësaj radhe ishte Ollie Watkins, i cili me golin e shënuar në 90+1, e dërgoi kombëtaren angleze në finalen e madhe.
Në finale, Anglia do të përballet me kombëtaren e Spanjës, ndeshje kjo e cila zhvillohet me 14 korrik në Berlin, më fillim nga ora 21:00./IndeksOnline/