75 Mall Live Search
23:39 / E Premte, 12 Korrik 2024 / Gj. Sh

Al Nassr gati t’i ofrojë kontratë të re Cristiano Ronaldos

Skuadra arabe, Al Nassr, është gati për ti ofruar kontratë të re Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi portugez u bashkua me Al Nassr në fillim të vitit 2023, shkruan IndeksOnline.

CR7 kishte nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2025, me pagë 200 milionë euro brenda një sezoni.

Sipas raportimeve, Al Nassr ka plan të ofrojë kontratë të re, deri në Kupën e Botës.

Vendimi do të varet nga Cristiano ku pritet të bëhet i ditur në ditët e ardhshme.

Ronlado ka shënuar plot 64 gola dhe 15 asistime në 70 ndeshje zyrtare në të gjitha garat./IndeksOnline/