75 Mall Live Search
08:51 / E Shtunë, 13 Korrik 2024 / FR

Vdes një person pas një vetaksidenti në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se sjë person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në Vushtrri.

Sipas policisë, viktima ka vdekur në QKUK, dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion

“Raportohet se në QKUK Prishtinë ka ndërruar jetë drejtuesi i veturës, i cili ishte i përfshirë në një vet-aksident më datën 12.07.2024 . Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.