75 Mall Live Search
20:10 / E Shtunë, 13 Korrik 2024 / Gj. Sh

Hoxhaj: Politika hegjemoniste serbe po sfidon shtetësinë e Malit të Zi nga brenda dhe të Kosovës nga jashtë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar malazezët për ditën e Shtetësisë, duke shtuar gjithashtu se politika hegjemoniste e Serbisë po sfidon shtetësinë e Malit të Zi nga brenda dhe shtetësinë e Kosovës nga jashtë.

“Gëzuar Ditën e Shtetësisë miqve të mi dhe popullit në Mal të Zi! . I shqetësuar se politika hegjemoniste e Serbisë po sfidon shtetësinë e Malit të Zi nga brenda dhe shtetësinë e Kosovës nga jashtë!”, ka shkruar Hoxhaj.