Komuna e Prishtinës zyrtarizon ndryshimet, AAK-ja pjesë e koalicionit

Komuna e Prishtinës ka zyrtarizuar disa ndryshime në udhëheqje, ashtu siç ka raportuar mbrëmë Indeksonline.
Nga sot pjesë e qeverisjes së kryeqytetit do të jetë edhe AAK-ja me dy drejtorë, Valbona Vitija-Ajeti dhe Kushtrim Mushica për të udhëhequr punën në drejtoritë e administratës, përkatësisht të sportit.
“Institucioni i kryeqytet ka bërë një ristrukturim me qëllim të rritjes së efikasitetit të realizimit të projekteve tona. Kjo është bërë në frymën e ftesave të vazhdueshme të kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama për bashkëqeverisje më të gjerë në të mirë të transformimit të kryeqytetit.
Për shkak të rëndësisë së planifikimit dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 dhe Fshatit Olimpik, si edhe rritjes së vëllimit të punës në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapsinor me procesin e digjitalizimit përmes E-Leja, z. Arbër Sadiki do të përqendrohet në pjesën e planifikimit ndërsa z. Florent Maliqi do të mbulojë fushën e urbanizmit në veçanti të aspekteve ligjore dhe zbatimit të E-Leja.
Gjithashtu, ekipit sot i janë bashkuar Valbona Vitija-Ajeti dhe Kushtrim Mushica për të udhëhequr punën në drejtoritë e administratës, përkatësisht të sportit.
Z Bardh Krasniqi do të vazhdojë punën me një rol të rëndësishëm në strukturat planifikuese dhe organizative të Lojrave Mesdhetare 2030 bashkë me z. Vigan Kastrati” thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./Indeksonline/