75 Mall Live Search
12:20 / E Hënë, 15 Korrik 2024 / L K

Detaje të reja nga sulmi ndaj Trumpit: Polici e pa atentatorin me pushkë, e la të ikte se nuk donte të vdiste

Gjatë një tubimi të fushatës për Donald Trump, një oficer i policisë lokale e pa atentatorin pak para se ai të hapte zjarr, por nuk ishte në gjendje ta ndalonte atë, tha për “Washington Post”-in sherifi i kontesë Butler, Michael T. Slupe.

Slupe tha se oficeri po kontrollonte zonën pasi mori një urdhër për të identifikuar një person të dyshimtë.

Policia kontrolloi zonën, por nuk mundi ta gjente. Pikërisht atëherë vendosën të kontrollonin edhe çatinë”, tha Slupe.

Kur oficeri ngriti sytë në çati, ai pa personin e armatosur i cili më pas i drejtoi armën.

“Ai e la të ikte sepse nuk donte të vdiste”, shtoi Slupe. Pas kësaj, sulmuesi ka nisur të qëllonte.

CNN-i raportoi se policia lokale e kishte pikasur më parë atentatorin pranë tubimit, duke e konsideruar atë të dyshimtë për shkak të sjelljes së tij në detektorin e metaleve. Urdhri ishte për ta mbajtur nën vëzhgim dhe informacioni i kaloi Shërbimit Sekret.

Kujtojmë se agjenti special i FBI-së Kevin Rojek deklaroi se është për t’u habitur që atentatori ka arritur të qëllonte disa herë para se Shërbimi Sekret ta neutralizonte.

Ai është i mendimit se vetëm prania e një personi të tillë është tregues i dështimeve të sigurisë. Dyshimi se ka pasur lëshime justifikohet edhe me pretendimin e njërit prej dëshmitarëve okularë se kishte paralajmëruar autoritetet për praninë e një personi të armatosur.

“Ndoshta ata nuk i kushtuan shumë rëndësi. Ndoshta e morën seriozisht, por thjesht nuk kishin kohë të mjaftueshme para se të nëheshin të shtënat. Por fakti që të shtënat ndodhen, e vetmja gjë që shpëton Shërbimi Sekret është se Trumpi nuk u vra, do të thotë se ata u mbështetën te fati i pastër, kjo do të thotë se ka një problem”, tha Shoemakeri.