Zelensky fton rusët në bisedimet e paqes, Kremlini dhe SHBA-ja e mbështesin atë

Të hënën, Volodymyr Zelensky tha se përkrahë një samit të paqes. Kremlini reagoi me kujdes të martën ndaj deklaratave të presidentit ukrainas duke e përkrahur këtë ide indirekt.
“Samiti i parë i paqes nuk ishte aspak një samit i paqes, kështu që padyshim që së pari duhet të kuptojmë se çfarë do të thotë zoti Zelenski me këtë”, tha zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitry Peskov.
“Nëse ata duan të ftojnë Rusinë në samit, ne do t’i mbështesim,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller.
Zelenski tha se në nëntor, muaji kur mbahen zgjedhjet presidenciale në SHBA, ai dëshiron të paraqesë një “plan” për një “paqe të drejtë”, pas pothuajse dy vjet e gjysmë të një konflikti të madh që ka rezultuar në qindra e mijëra viktimave./Indeksonline/