75 Mall Live Search
08:36 / E Mërkurë, 17 Korrik 2024 / G T

Mësohet se sa do të mungojë Lionel Messi, i ka lënduar ligamentet

Futbollisti i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pësuar një lëndim të rëndë pak ditë më parë në finalen e madhe të Copa America.

Messi u detyrua të largohej nga loja më herët shkaku i lëndimit që e pësoi vetë në kyçin e këmbës së tij të djathtë, shkruan Indeksonline

Pas triumfit në Kupën e Amerikës, Messi udhëtoi menjëherë në Miami për ekzaminime mjekësore dhe aty u konstatua se argjentinasi i ka të lënduara ligamentet e kyçit të djathtë.

Sipas mjekëve, Messi mund të mungojë plotë gjashtë javë – por gjithçka varet edhe nga shkalla e lëndimit./Indeksonline/