Arrestohen 2 shqiptarë në Itali e Spanjë

Dy shqiptarë të kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet e Shqipërisë, janë arrestuar në Spanjë dhe Itali.
Në Spanjë, gjatë aksionit “The zone” u arrestua 29-vjeçari F.Gj. që në vitin 2022, së bashku me babanë dhe vëllanë e tij, kishte përshtatur një ambient në Shkodër, për tharje dhe prodhim të kanabisit, shkruan TVKlan.
Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
29-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit Z. Gj. dhe P. Gj., përkatësisht babai dhe vëllai i tij, në vitin 2022, ka përshtatur një ambient në Shkodër për tharje dhe prodhim të kanabisit. Nga kontrollet, Policia gjeti në këtë ambient rreth 86 kg lëndë narkotike “cannabis sativa” dhe bimë narkotike në proces tharjeje.
Ndërsa në Itali, në kuadër të aksionit “Gain” u arrestua Edvaldo Nanushi 37 vjeç.
Në vitin 2022, Gjykata e Krujës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
Shteti shqiptar ka nisur procedurat për të ekstraduar të dyshuarit.