Fjalët e para të Aro Muricit si portier i Ipswich Town: Është lëvizje e duhur!

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës pas largimit nga Burnley.
Muric ka nënshkruar kontratë me skuadrën e sapo inkuadruar në Premier League, Ipswich Town, shkruan Indeksonline
Portieri “Dardan” tha se mezi pret të filloj punën me ekipin anglez dhe se e përcolli se si luajti gjatë sezonit të kaluar në Championship.
“Jam i emocionuar dhe mezi pres të filloj.
“Kam parë se si skuadra luajti sezonin e kaluar dhe ndjeva se unë mund të përshtatem shumë, kështu që kjo është një lëvizje perfekte për mua.
“Kam pasur biseda të mira me trajnerin Rene (Gilmartin, trajner i portierëve) dhe besoj se ky është vendi i duhur për mua”, u shpreh Muric
Kujtojmë që skuadra e Ipswich Town pagoi plotë 15 milionë euro për shërbimet e portierit kosovar./Indeksonline/
✍️ We're excited to confirm Aro Muric's arrival on a four-year deal from Burnley.
— IPSWICH TOWN (@IpswichTown) July 17, 2024
Read more. ⤵️