Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në autostradën “Arbën Xhaferi”, viktima ishte shtetas i Maqedonisë së Veriut

Një person ka humbur jetën të mërkurën si pasojë e një aksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar.
Policia ka njoftuar se viktima është shtetas i Maqedonisë së Veriut, ndërsa në aksident përveç tij ishin përfshirë edhe dy vetura me targa të huaja, një veturë me targa vendi.
“Autostrada Arbën Xhaferi – Drejtimi Lipjan / 17.07.2024 – 20:40. Ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me targa të huaja, një veture me targa vendore dhe një këmbësor shtetas i RMV-së, i cili ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar një mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.