75 Mall Live Search
14:46 / E Enjte, 18 Korrik 2024 / G T

Murat Yakini po i kalon pushimet në Majorka, flet për Xherdan Shaqirin: Më vjen keq që u largua!

Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin pas Euro 2024 është duke kaluar pushime dhe ka zgjedhur detin e Majorkas për të bërë plazhë.

Yakin u pyet edhe për pensionimin e Xherdan Shaqirit, i cili u tërhoq menjëherë pas Kampionatit Europian, shkruan Indeksonline

“Më vjen keq për dorëheqjen e Shaqirit në të gjitha aspektet sepse ai është një futbollist i jashtëzakonshëm. Dhe gjithashtu kam respekt të jashtëzakonshëm për të si person. Nga sot, nuk pres që edhe ndonjë lojtar tjetër të pensionohet”, u shpreh Murat Yakin nga Majorka.

Kujtojmë që Shaqiri nuk mori shumë minuta në Euro 2024, por në atë ndeshje që pati paraqitje arriti të shënonte një supergol ndaj Skocisë./Indeksonline/