75 Mall Live Search
15:05 / E Enjte, 18 Korrik 2024 / MSH

Treni del nga shinat, 5 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në Indi

Pesë persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën kur një tren pasagjerësh doli nga shinat në shtetin verior të Indisë, Uttar Pradesh.

Sipas informacioneve, deri tani bëhet fjalë për 25 të plagosur.

Aksidenti tragjik ndodhi në Gonda, më shumë se 100 kilometra nga Lucknow, kryeqyteti i Uttar Pradeshit.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen.