Dren Gashi i “kallë” gjermanët, realizon supergol në ndeshjen e tij të parë me klubin e ri

Futbollisti i shumë skuadrave në elitën e futbollit të Kosovës, Dren Gashi karrierën është duke e vazhduar me ekipin gjerman, SVW Soest.
Gashi luajti dy miqësore qysh prej largimit nga Dinamo i Ferizajt në skuadrën gjermane, shkruan Indeksonline
Madje në ndeshjen e parë, 30-vjeçari realizoi supergol nga gjuajtja e lirë – duke befasuar të gjithë me goditjen e fuqishme.
Kujtojmë që Gashi gjatë karrierës së tij në Kosovë, ka luajtur për klubet si: Feronikeli, Dinamo, Dukagjini, Ferizaj, Flamurtari, Gjilani, Prishtina, Drita dhe Drenica./Indeksonline/