75 Mall Live Search
20:31 / E Shtunë, 20 Korrik 2024 / G T

Foda e shikoi nga afër Rashicën, ylli kosovar e befasoi me dy gola

Skuadra e Besiktasit shënoi një fitore të thellë 5:1 ndaj Gazer AK.

Në këtë ndeshje dy gola i shënoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, shkruan Indeksonline

Rashica fillimisht shënoi në minutën e 20’të dhe më pas në pjesën  e dytë në minutën e 51’të.

Në tribuna ishte edhe trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda.

I cili sigurisht që u kënaq duke e parë lojtarin “Dardan” teksa shënonte dy dopiet në këtë miqësore.

Kujtojmë që Foda gjatë muajit shtator e nis aventurën në UEFA Nations League./Indeksonline/