75 Mall Live Search
23:08 / E Shtunë, 20 Korrik 2024 / G T

Florent Hasani heroi i Rapidit, barazon rezultatin ndaj Clujit në sekondat e fundit

Skuadra e Rapid Bucurestit dhe CFR Cluj kanë barazuar 2:2 në ndeshjen e javës së dytë në elitën e futbollit rumun.

Golin e barazimit për ekipin vendas në sekondat e fundit të ndeshjes e shënoi kosovari, Florent Hasani, shkruan Indeksonline

Hasani shënoi gol për t’ia dhënë një pikë të artë ekipit të tij.

Kujtojmë që golin e parë për vendasit e shënoi Albion Rrahmani nga pika e bardhë e penalltisë.

Në anën tjetër, te Cluj patën minuta dy ish-lojtarët e Ballkanit, Meriton Korenica dhe Armend Thaqi./Indeksonline/