75 Mall Live Search
15:11 / E Diele, 21 Korrik 2024 / Gj. Sh

Arrestohet një person për prerje të drunjëve në fshatin Jezercë të Ferizajt

Policia e stacionit në Ferizaj dje rreth orës 23:00 në fshatin Jezercë të Ferizajt, tek vendi i quajtur ” Derman” kanë ndaluar/ zënë në flagrancë një person, i cili kishte prerë drunjtë në malet e Jezercit, pronë e shtetit.

Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, e ka shoqëruar në stacionin e policisë personin L.H (M/K) i moshës madhore, ndërsa ka konfiskuar traktorin me rimorkoi, si dhe motosharrën.
Në lidhje me këtë janë njoftuar edhe zyrtarët e pyjeve, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar sasinë e drunjtëve.

I dyshuari pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.
 
Policia Rajonale e Ferizajt po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve .