75 Mall Live Search
22:28 / E Hënë, 22 Korrik 2024 / Gj. Sh

Bajrami i reagon Mihalit: Shefja e nëntokës së VV-së që kurdisë gjithçka në pushtet e shtet

Dejona Mihali, Koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka shkruar në Facebook se PDK-ja e LDK-ja sa herë që ndonjë gjë nuk e besojnë as vet e nxjerrin që ta thonë Vlora Çitaku e Hykmete Bajrami.

Bajrami i ka reaguar ashpër Mihalit, duke e quajtur “shefe të nëntokës së Vetëvendosjes që kontrollon çdo punësim, çdo llajk në Fb të anëtarësisë së VV-së”.

Deputetja në reagimin e saj thotë se kurrë askush nuk i ka treguar çka të flasë e reagojë, pasi sipas saj në LDK “s’ka Dejonë”.

“Ja bëj me dije zonjës se një nga shumë arsyet pse jam në LDK është se asnjëherë deri me sot askush kurrë as nuk me ka shkru tekst, as nuk me ka tregu kur me reagu e çka me folë – s’ka Dejonë te ne”, shkruan Bajrami.