75 Mall Live Search
18:28 / E Mërkurë, 24 Korrik 2024 / Gj. Sh

Tifozët e Marokos ‘pushtojnë’ fushën dhe tentuan t’i sulmonin lojtarët e Argjentinës (VIDEO)

Një incident ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes Argjentinë – Maroko, në Lojërat Olimpike.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-2, ku Argjentina barazoi disa sekonda pa përfunduar ndeshja, në minutën 90+16, shkruan IndeksOnline.

Ky gol ka bërë që tifozët e Marokos të shkaktojnë një tollovi në stadiumin e St.-Étienne.

Fillimisht u hodhen disa fishekzjarre shumë afër futbollistëve të Argjentinës, të cilët shpëtuan pa pasoja.

Pastaj tifozët maroken pushtuan fushën dhe tentuan ti sulmojnë futbollistët e Argjentinës./IndeksOnline/