75 Mall Live Search
10:16 / E Enjte, 25 Korrik 2024 / k.v

Policia shpall konkurs për të gjitha minoritet – vendi i punës në veri

Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e pjesëtarëve të rinj nga të gjitha minoritetet në Kosovë. Vendi i punës është në pjesën veriore të Mitrovicës.

Konkursi ështl shpallur pasi që kohë më parë shumë pjesëtarë nga komuniteti serb kishin dhënë dorëheqjet nga shërbimi.

“Policia e Kosovës shpall konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet  (serbë, boshnjakë, turq, goranë, romë, ashkalinj, egjiptianë, kroatë, malazezë, maqedonas). Vendi i punës: Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë – Veri”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/

Konkursi