75 Mall Live Search
07:40 / E Premte, 26 Korrik 2024 / L K

Sot shënohet Dita memoriale e policëve të rënë në detyrë

Në shënim të Ditës memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës dhe 13-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri bëhen homazhe shtetërore pranë lapidarit të policëve të rënë në kryerje të detyrës.

Merr pjesë dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili gjatë ditës bën vizita në familjet e Enver Zymerit dhe të Afrim Bunjakut.

Gjithashtu, Konjufca dhe zyrtarë të tjerë bëjnë homazhe para pllakës përkujtimore në vendin e rënies së Enver Zymerit në Zubç të Zubin-Potokut.