Disa persona ua vënë zjarrin 2 veturave në Zveçan, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Zveçan disa persona të panjohur ua kanë vënë zjarrin dy veturave të cilat ishin të parkuara para komunës.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orëve të vona, ndërsa policia ka nisur rast hetimi.
“Raportohet se nga persona të panjohur u është vënë zjarri dy veturave zyrtare të cilat ishin të parkuara para komunës. Lidhur me rastin zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, dhe rasti i nënshtrohet procedurave hetimore”, thuhet në raportin e policisë, përcjell IndeksOnline.