Maloku heroi i Dritës, portieri 33-vjeçar bëri tetë pritje mbrëmë në UEFA Conference League

Skuadra e Dritës arriti fitore të madhe në ndeshjen e parë gjatë sezonit 2024/25 në garat e UEFA-s.
Klubi i Superligës së Kosovës mposhti 2:1 si mysafire skuadrën nga Islanda, Breidablik, shkruan Indeksonline
Një paraqitje fantastike bëri portieri Faton Maloku. Mbrëmë 33-vjeçari shpëtoi disa herë skuadrën e tij nga Gjilani me pritje (8).

Maloku para disa muajsh ishte kthyer nga lëndimi i rëndë që e pati në gjurin e tij dhe tani po tregon formë fantastike me fanellën e “Intelektualëve”.
Ndeshja e kthimit mes Dritës dhe skuadrës islandeze zhvillohet më 30 korrik në stadiumin “Zahir Pajaziti”./Indeksonline/