75 Mall Live Search
10:44 / E Premte, 26 Korrik 2024 / k.v

Lëndohen rëndë tre persona në Prishtinë, arrestohen dy shtetas të huaj

Tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore pasi janë goditur me një mjet të prehtë në Prishtinë. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të enjten pas orës 02:00, transmeton IndeksOnline.

Policia ka arrestuar dy shtetas të Maqedonisë së Veriut të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.

“Raportohet se lëndime trupore nga një mjet i prehtë kanë pësuar tri viktimat meshkuj kosovarë, si pasojë e një mosmarrëveshje mes dy të dyshuarve meshkuj shtetas të Maqedonisë së Veriut të cilët janë arrestuar. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/