75 Mall Live Search
21:43 / E Shtunë, 27 Korrik 2024 / G T

Mësohet kundërshtarja e radhës e Donjeta Sadikut në “Paris 2024”

Donjeta Sadiku i nisi mbarë Lojërat Olimpike “Paris 2024”, duke fituar meçin ndaj Thamanya Somnuek.

Ajo sonte u përball në raundin e parë kundër Thamanya Somnuek nga Tajlanda, kategoria -60 kg, duke fituar kështu me pikë të gjyqtarëve pas tri raundeve, shkruan Indeksonline

May be an image of 3 people and text

Sadiku ka mësuar menjëherë kundërshtaren e radhës në raundin e 16-të.

Boksierja kosovare do të rrahet me Angie Paola Valdes nga Kolumbia.

Ky meç zhvillohet nga ora 20:00 të hënën më datën 29 korrik./Indeksonline/