Leard Sadriu tregon potencialin e tij në Slloveni, shënon gol dhe bën asist me NS Mura-n

Skuadra e NS Mura ka shënuar fitore 2:1 ndaj Domzale në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në elitën e futbollit slloven.
Gol në këtë ndeshje shënoi Leard Sadiku, shkruan Indeksonline
Sadriu realizoi golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 43’të.
Në minutën e 85’të, Sadriu bëri një asist për golin e realizuar nga Marosa – që ishte edhe i fundit në këtë përballje për fitoren 1:2.
Kujtojmë që Sadriu te Mura ishte transferuar nga skuadra e Shkëndijes gjatë vitit 2022./Indeksonline/