75 Mall Live Search
20:22 / E Diele, 28 Korrik 2024 / G T

Besfort Zeneli shënon gol në humbjen e Elfsborg-ut

Skuadra e Elfsborg ka pësuar humbje 1:2 ndaj Djurgarden në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në elitën e futbollit suedez.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi lojtari i Kombëtares së Kosovës në grupmoshat e reja, Besfort Zeneli, shkruan Indeksonline

Zeneli shënoi një gol të bukur pas një asisti nga Hult në minutën e 45’të.

Ky ishte goli i parë i Zenelit në kampionat me fanellën e ekipit të parë të Elfsborgut.

Kujtojmë që Besforti është vëllai i Arbër Zenelit, i cili u inkuadrua në lojë në minutat e fundit./Indeksonline/