75 Mall Live Search
09:34 / E Hënë, 29 Korrik 2024 / k.v

Djegia e depos me material shkollor afër Fushë-Kosovës, policia e dërgon në stacion një person të dyshuar

Është dërguar në stacion të policisë një person i cili dyshohet se nga pakujdesia kishte ndezur një zjarr dhe ka djegur një depo me material shkollor, në Miradi e Epërme të Fushë- Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur gjatë mesditës së djeshme dhe se zjarri kishte dalë nga kontrolli.

Ndërsa rasti është duke u hetuar.

 “Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se nga pakujdesia kishte ndezur një zjarr i cili ka dalë jashtë kontrollit dhe ka djegur depon me material shkollor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./IndeksOnline/