75 Mall Live Search
12:18 / E Hënë, 29 Korrik 2024 / L K

Ramadani është në Londër, Chiesa po largohet nga Juventusi

Federico Chiesa me shumë gjasë po largohet nga Juventusi. Agjenti i lojtarit ndodhet në Londër ku po negocion me disa skuadra mundësinë e transferimit në Premierligë.

Marrëveshja e tij me bianconerët skadon në vitin 2025 dhe pas shenjave të para negative për rinovimin, nuk ka pasur asnjë hap tjetër për një kontratë të re.

Për këtë arsye Juventusi po tenton ta shesë Chiesan në afatin e verës, ndryshe ai do të largohet si transfer i lirë.

Fali Ramadani pritet të nis bisedimet me Chelsean e Tottenhamin për shitjen e italianit. Një vendim i saktë për të ardhmen e lojtarit pritet të merret në 48 orët e ardhshme./Indeksonline/