75 Mall Live Search
14:41 / E Martë, 30 Korrik 2024 / L K

Rrudhani prezantohet te skuadra e re

Mesfushori i Kosovës, Donat Rrudhani, është bërë me skuadër të re. 25- vjeçari është huauzuar te Luzerni në Zvicër.

“Rrudhani mund të përdoret në pozicione të ndryshme në mesfushë dhe do të na ofrojë opsione shtesë me cilësitë e tij”, tha drejtori i Luzernit, Remo Meyer.

Donat Rrudhani do të kryejë sot të martën seancën e parë stërvitore te skuadra e re dhe do të mbajë numrin 11.

Skuadra e re e tij e ka mundësinë e blerjes së kartonit të kosovarit në fund të sezonit në marrëveshjes midis dy klubeve./Indeksonline/