I lirohet vendi Mazraouit, Wan-Bissaka gjen skuadrën e re në Premier League

Futbollisti anglez, Aaron Wan-Bissaka është afër të bëhet me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.
Siç raporton “Sky Sport” mbrojtësi anglez tashmë ka arritur marrëveshje me West Ham United, shkruan Indeksonline
Një largim i mbrojtësit anglez ia liron vendin Noussair Mazraoui, i cili pritet të transferohet te Manchester Unitedi nga Bayern Munchen.
Wan-Bissaka ishte transferuar te “Djajtë e Kuq” në vitin 2019 nga Crystal Palace për 55 milionë euro.
Kurse vlera e tij e tanishme në sajtin e njohur “Transfermarkt” është 20 milionë euro./Indeksonline/
West Ham United are close to agreeing a deal with Manchester United to sign Aaron Wan-Bissaka 🚨
— Sky Sports News (@SkySportsNews) July 31, 2024
Once all done, United can proceed with their move for Bayern Munich’s Noussair Mazraoui 🔴 pic.twitter.com/5mkgsYQtwX