75 Mall Live Search
10:55 / E Mërkurë, 31 Korrik 2024 / L K

Vrasja e liderit të Hamasit, presidenti iranian porosi Izraelit: Do të pendoheni për këtë akt!

Presidenti i ri iranian Massoud Peseschkian ka dënuar vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniya dhe ka premtuar hakmarrje.

Presidenti iranian ka thënë se vendi i tij do të mbrojë integritetin e tij territorial dhe do të sigurojë që ata që janë përgjegjës për sulmin në Haniya të pendohen për veprimet e tyre.

Ismail Haniya u vra në Teheran në rezidencën e tij ku kishte shkuar për të marrë në ceremoninë e betimit të Peseschkian. Deri më tani nuk ka asnjë deklaratë nga Izraeli./Indeksonline/