75 Mall Live Search
14:17 / E Enjte, 01 Gusht 2024 / FR

Përfshihet nga zjarri një pjesë e maleve të Rugovës (FOTO)

Një pjesë e maleve të Rugovës, saktësisht afër Liqenatit të fshatit Drelaj, është përfshirë nga flakët që nga mbrëmja e së mërkurës.

Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, vatrat e zjarreve janë të mëdha dhe po vazhdojnë ende edhe gjatë ditës së sotme.

Akoma nuk dihen shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e këtyre zjarreve dhe nëse ka persona të lënduar.

Më poshtë mund të shihni pamje./Indeksonline/