75 Mall Live Search
15:26 / E Enjte, 01 Gusht 2024 / G T

Drejtori i Lazios: S’kemi marrëveshje me James Rodriguezin, ai luan vetëm 12 ndeshje në vit!

James Rodriguez po flitet se mund të rikthehet të luaj në futbollin europian dhe Lazio ka qenë një prej skuadrave të përmendura.

Megjithatë, drejtori sportiv i Lazios, Fabiani dha një deklaratë interesante, shkruan Indeksonline

Ai tha se nuk e ka ndërmend transferimin e lojtarit kolumbian, kjo pasi ai luan vetëm 12 ndeshje brenda një viti.

“Nuk do e transferoja James Rodriguezin, janë lajme të pavërteta. Ai është 33 vjeç dhe kurrë nuk luan më shumë e 12 ndeshje në vit. Ai bëri mirë në Copa America, por ne as që jemi të interesuar për të nënshkruar me të”, tha drejtori sportiv i klubit nga Serie A.