Xherdan Shaqiri rikthehet në stërvitje me Chicago Fire-n

Ish-futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri është rikthyer në stërvitje me Chicago Fire-n
Ishte raportuar se futbollisti shqiptar nuk do të kthehej më në Amerikë, por duket se Shaqiri pritet të luaj me klubin e Chicago deri në fund të kontratës së tij që skadon në fund të këtij viti, shkruan Indeksonline

Pas aventurës në Euro 2024, u raportua se Shaqiri preferon rikthimin në futbollin europian dhe madje mori ofertën e parë nga Baseli, ish-skuadra e tij e fëmijërisë.
32-vjeçari ka kontratë me Chicagon deri në fund të këtij viti, pra deri më 31 dhjetor dhe më pas mbetët “lojtar i lirë”.
Vlera momentale e Shaqirit në sajtin e njohur të statistikave, “transfermarkt” është 2 milionë euro.
Kujtojmë që Shaqiri pasi përfundoi Euro 2024, u pensionua nga Kombëtarja e “helvetikëve”./Indeksonline/
News & notes ahead of the Chicago Fire’s Leagues Cup match vs Toluca: Xherdan Shaqiri is back but won’t feature, neither will Hugo Cuypers nor Allan Arigoni. On a ‘must-win’ for the Fire @OnTapSportsNet #cf97 #VamosFire https://t.co/zX0dUovzjc
— Joe Chatz (@JoeChatz) July 31, 2024