Dortmund konfirmon largimin e Niclas Füllkrug, gjermani niset për Angli

Sulmuesi, Niclas Füllkrug nuk do të jetë pjesë e Borusia Dortmundit për sezonin e ri.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi gjerman përmes një njoftimi në faqen zyratre, shkruan IndeksOnline.
”Niclas Füllkrug u largua nga kampi stërvitor në Bad Ragaz të shtunën në mëngjes. Borussia Dortmund e ka liruar sulmuesin për bisedime me një tjetër klub.”, thuhet në njoftim.
31-vjeçari sot do të udhëtojë drejt Londrës, ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me skuadrën e West Hamit.
Pas kësaj Füllkrug do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2027, me mundësi vazhdimi edhe për një vit./IndeksOnline/