75 Mall Live Search
14:02 / E Shtunë, 03 Gusht 2024 / FR

Vetaksident në Veternik, lëndohen dy persona

Indeksonline ka raportuar rreth një vetaksidenti në Veternik, ku u përfshi një veturë.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku bëri të ditur se dy persona kanë mbetur të lënduar.

“Sot rreth orës 04:00 në rrugën Ferizaj- Prishtinë  ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Me rastin po merret Njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Indeksonline ka publikuar më herët pamje nga ky vetaksident./Indeksonline/