75 Mall Live Search
18:19 / E Enjte, 08 Gusht 2024 / Gj. Sh

Liria nënshkruan me një tjetër futbollist afrikan

Liria është një nga skuadrat më aktive në Kosovë në tregun e transferimeve.

Skuadra prizrenase, ka njoftuar se ka nënshkruar me mesfushorin qendror nga Namibia, Romeo Kasume, shkruan IndeksOnline.

”FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë se kemi arritur marrëveshjen për të nënshkruar me Romeo Kasume, mesfushor qendror nga Namibia.

Kasume ka përfaqësuar me krenari kombëtaren e Namibisë dhe tani do të sjellë përvojën dhe talentin e tij te ekipi ynë, për sezonin 2024/25.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/