75 Mall Live Search
21:58 / E Enjte, 08 Gusht 2024 / Gj. Sh

Larne e mposht Ballkanin midis ”Fadil Vokrrit”

Ballkani është befasuar nga Larne, duke pësuar humbje në ndeshjen e parë të vlefshme për rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Skuadra nga Irlanda e Veriut shënoi fitore me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin ”Fadil Vokrri”, në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Aaron Donnelly, në minutën e 89-të.

Kampioni i Kosovës duhet të përmbys rezultatin në ndeshjen e kthimit e cila zhvillohet javën e ardhshme në Irlandë, me datë 15 korrik, në menyrë që të kualifikohet bë play-of./IndeksOnline/