Po bëhet një blerje e madhe në Premierligë, goditje 70- milionëshe

Tottenham Hotspur e ka bindur top-sulmuesin e Premierligës, Solanken për ta transferuar në radhët e veta. Blerja e Solankes nga Bournemouth-i do t’i kushtojë plot 70 milionë euro.

Sulmuesi anglez , i cili ka kontratë deri në vitin 2029 është i emocionuar për marrëveshjen e arritur midis dy skuadrave.
Solanke shënoi 19 gola për Bournemouthin në Premierligë sezonin e kaluar duke qenë njëri nga golashënuesit më të mirë në ligë./Indeksonline/