Amerika t’fshin, këto janë shtetet me më së shumti medalje në Lojërat Olimpike

Është mbyllur edhe dita e 14-të e Lojërave Olimpike “Paris 2024”.
Shteti që ka fituar më së shumti medalje janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me plotë 111 medalje, 33 të arta, 39 të argjendta dhe 39 të bronzta, shkruan IndeksOnline.
Në vendin e dytë është Kina, me 83 medalje, 33 të arta, 27 të argjendta dhe 23 të bronzta.
Top pesëshja përmbyllet me Australinë, Japoninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në këto Lojëra Olimpike morri pjesë edhe Kosova, ku fituan dy medalje, xhudistja Distria Krasniqi e fioti të argjendëtën kurse Laura Fazliu të bronztën.
Kosova renditet në vendin e 72-të./IndeksOnline/
