Guardiola konfirmon largimin e Alvarez nga Manchester City

Julian Alvarez nuk do të jetë pjesë e Manchester Cityt në sezonin e ri.
Sulmuesi argjentinas pritet të transferohet te Atletiko Madrid, shkruan IndeksOnline.
Largimin e Alvarez nga City e ka konfirmuar edhe trajneri Pep Guardiola.
Në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes së Superkupës së Anglisë kundër Manchester United, tekniku spanjoll i uroi suksese në vazhdim sulmuesit argjentinas.
“Kam mësuar shumë prej tij dhe shpresoj që ai të gjejë atë që kërkonte. Para së gjithash dua të shpreh mirënjohjen time për Julian. Me ne fitoi gjithçka dhe kontributi i tij ishte i madh.”, ka deklaruar Guardiola.