Edhe Celina qenka në formë, shënon gol të bukur
 
				Bersant Celina ka nisur mbarë sezonin e ri në ligën suedeze.
Mesfushori kosovar ka shënuar gol të bukur për ekipin e tij AIK, në ndeshjen kundër Djurgarden, shkruan Indeksonline.
Celina zhbllokoi sfidën në minutën e 39-të, duke tundur rrjetën e kundërshtarëve.
Aktualisht ka përfunduar pjesa e parë e takimit, teksa AIK po udhëheq me epërsi minimale, pikërisht me golin e Celinës.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                